Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve, “Transfermarkt” e ka zbuluar 11-shen më të vlefshme të momentit.
Erling Haaland dhe Kylian Mbappe i prijnë sulmit me vlerë të njëjtë – nga 180 milionë euro.
Kurse, faza ofanzive kompletohet nga Vinicius Junior dhe Jude Bellingham të Real Madridit dhe nga Bukayo Saka i Arsenalit.
Në defanzivë në mes të fushës është Rodri i Manchester Cityt dhe Declan Rice të Arsenalit, kurse mbrojtja me tre përbëhet nga dyshja e Manchester Cityt, Josko Gvardiol – Ruben Dias dhe nga William Saliba i Arsenalit.
Në portë gjendet Mike Maignan i Milanit.