×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    11-vjeçarja përdhunohet nga miku i babait! 55-vjeçari abuzoi me të miturën kur e gjeti vetëm në shtëpi në Tiranë

    Insajderi
    16 November 2022 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një mik i të atit të saj.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet.

    Familja nga Saranda, që i përket komunitetit rom jetonte me qira në Tiranë.

    Astrit Terolli është shoku i babait të viktimës, raporton Top Channel.

    Raportohet se ai ka shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm 11-vjeçaren, ka kryer abuzimin me dhunë ndaj saj.

    Vajza më pas u ka treguar ngjarjen prindërve, të cilët kanë bërë denoncimin në polici.

    55-vjeçari është arrestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    11 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark