×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Cameron hetohet për politikat e Britanisë në Libi

    Insajderi
    17 March 2016 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Britanisë, David Cameron, është ftuar të dalë përpara ligjvënësve që janë duke hetuar rolin e Britanisë në Libi.

    Ky është një hap i pazakonshëm që pason kritikat e Shteteve të Bashkuara për rolin e tij në ndërhyrjen e vitit 2011 në Libi dhe spekulimet për një ndërhyrje të re atje.

    Kreu i Komisionit për Punë te Jashtme i Parlamentit britanik, Crispin Blunt, ka thënë se ka ftuar Cameronin në “frymën e hetimeve të drejta dhe të hapura”.

    Cameron shfaqet para komitetit koordinues – një mbledhje e veçantë e kryetarëve të komisioneve parlamentare – dy herë në vit, por rrallë paraqitet personalisht përpara komiteteve të tjera.

    Ky veprim vjen pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kritikuar Cameronin dhe ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, për humbje të interesit pas fushatës së përbashkët të bombardimeve që ka çuar në rrëzimin e udhëheqësit libian, Muammer Ghadafi, në vitin 2011.

    Këtë javë, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë po ashtu është detyruar të mohojë se është duke planifikuar të zgjerojë fushatën bombarduese kundër grupit Shteti Islamik në Libi, ose të dërgojë trupa për të forcuar sigurinë atje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark