×
  • Sport
  • Sport

    12 milionë euro, tri vjet për një pamje të shëmtuar të “Adem Jasharit”

    Insajderi
    31 January 2023 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërprerja e renovimit që nisi në qershor të 2020-ës në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, sikur nuk mjaftoi e vërshimet e 19 janarit e dëmtuan edhe më.

    Mos finalizimi i 12 milionë eurove në fushën e shndërruar në gërmadhë, po u sjell vështirësi ekipit futbollistik Trepça, që aty stërvitej e zhvillonte ndeshjet. Por edhe Kombëtares së Kosovës në futboll që parashihej të zhvillonte ndeshje, njofton Klan Kosova.

    Si klub mitrovicas, ata investuan më parë në mirëmbajtje e tash apelojnë që intervenimi të nisë sa më parë.

    Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit që menaxhon me stadiumin, i tha Klanit se projekti pati nis pa u pajis me leje ndërtimore dhe kishte probleme me pronën, e aktualisht po zhvillohen procedurat e licencimit.

    E telashet pronësore po i mohojnë në Komunën e Mitrovicës, duke theksuar se te gjithë banorët përreth u transferuan në lagjen Frashër.

    Kompania mbikëqyrëse sipas MKRS-së, tani do bëjë edhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet në stadiumin ku Kosova zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare me Haitin në maj të 2014-ës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark