Insajderi
Lajme

128 vite burgim për shqiptarët, 107 për serbët- Dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë

Insajderi
17 September 2026 - 16:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
128 vite burgim për shqiptarët, 107 për serbët- Dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykatat ndërkombëtare kanë shqiptuar gjithsej 235 vjet burgim ndaj 14 personave të dënuar për krime të lidhura me luftën në Kosovë.

Sipas një infografike përmbledhëse të vendimeeve të publikuar nga REL, tetë shqiptarë janë dënuar me gjithsej 128 vjet burgim, ndërsa gjashtë pjesëtarë të forcave serbe me 107 vjet burgim.

Në mesin e dënimeve më të fundit janë edhe ato ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë. Më 16 shtator 2026, trupi gjykues dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet, Jakup Krasniqin me 25 vjet, Kadri Veselin me 18 vjet dhe Rexhep Selimin me 13 vjet burgim.

Pjesa tjetër e dënimeve ndaj shqiptarëve në listë lidhet me raste të gjykuara në Tribunalin e Hagës dhe Gjykatën Speciale.

Ndërkaq, 107 vjet burgim janë shqiptuar ndaj gjashtë zyrtarëve dhe pjesëtarëve të forcave serbe të dënuar për krime të kryera në Kosovë: Nebojsha Pavkoviq 22 vjet, Sreten Lukiq 20, Vllastimir Gjorgjeviq 18, Nikola Shainoviq 18, Dragoljub Ojdaniq 15 dhe Vladimir Lazareviq 14 vjet.

Dënimet ndaj tyre janë dhënë nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, në procese që lidhen me krimet e forcave serbe në Kosovë gjatë vitit 1999. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark