128 zyrtarë policorë gradohen si rreshterë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    128 zyrtarë policorë gradohen si rreshterë

    Insajderi
    22 April 2016 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ceremoninë e gradimit morën pjesë edhe drejtori i Përgjithshëm Shpend Maxhuni dhe ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.

    Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, Maxhuni, ndër të tjera tha se përvoja e fituar, aftësitë, trajnimet dhe avancimet e juaja, do t’i mundësojnë Policisë së Kosovës në realizimin e zotimit dhe detyrimit në mbrojtjen e vendit.

    “Ju duhet të jeni mbështetës të fuqishëm të misionit tonë, aktivë dhe përgjegjës, me qëllim që puna juaj të jetë frymëzim dhe shembull për të tjerët”, tha Maxhuni në fjalimin e tij gjatë ceremonisë.

    Ndërsa ministri i MPB-së z. Hyseni tha Policia e Kosovës me përkushtimin dhe punën e saj të vazhdueshme ka arritur rezultate pozitive dhe për këtë më meritorët janë vetë punonjësit e PK-së.

    Njëkohësisht ministri Hyseni shprehu vullnetin e tij për përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, me qëllim të krijimit të kushteve edhe më të mira dhe më të avancuara për punonjësit e PK-së.

    Zyrtarët policorë të graduar në gradën rreshter do të shërbejnë nëpër njësite të ndryshme të Policisë si mbikëqyrës të vijës së parë.  /Insajderi.com

    grada1


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark