×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “129 punonjës të komunitetit serb janë paguar 800 mijë € pa shkuar në punë fare”

    Insajderi
    03 October 2023 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), ka dhënë Opinion të Kualifikuar rreth Raportit Vjetor të Auditimit. Arsyet e kualifikimit të opinionit, kanë qenë për shkak se vlera e gabimeve të identifikuara në Pasqyra financiare ka qenë materiale.

    Kështu ka thënë Auditorja e Përgjithshme e Zyrës Kombëtare të Auditimit, Vlora Spanca, gjatë raportimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

    Sipas Spancës, shpenzimet në vlerë rreth 10 400,000 euro janë klasifikuar në kategori jo adekuate. Prej tyre, si rezultat i buxhetimit jo adekuat janë keq klasifikuar 5 600,000€, për shkak të vendimeve gjyqësore afër 3 800,000 €, ndërsa si të ndikuara nga vetë Organizatat Buxhetore vlera e keq klasifikimeve është afër 1 000,000 €; Megjithatë, në raport me vitin paraprak kishte përmirësime në vlerë prej 3 milionë euro.

    “Po ashtu, në pasqyrën e shpalosjeve, në shtojcat lidhur me pasuritë kapitale, llogaritë e arkëtueshme, detyrimet kontingjente dhe detyrimeve të papaguara të Raportit Financiar vjetor të buxhetit të shtetit kishte shpalosje të vlerave të gabuara në vlerë materiale”, tha Spanca.

    Auditorja e ZKA-së, tregoi edhe për punonjësit serb që paguhen nga buxheti i shtetit pa shkuar fare në punë. Kjo është bërë falë Marrëveshjes se Brukselit e që i ka kushtuar buxhetit 800 mijë euro për 129 punonjës.

    “Kryerja e pagesave në vlerë prej afër 800 000 €, për punonjës të komunitetit serb të angazhuar në bazë të Marrëveshjes se Brukselit pa u evidentuar vijueshmëria e tyre në punë; Në krahasim më vitin e kaluar janë ndërmarrë disa masa. (Nga 199 sa ishin në vitin e kaluar, këtë vit kanë mbetur 129 punonjës të shpërndarë në 4 ministri”, deklaroi Spanca, teksa foli edhe për borxhin shtetëror.

    “Borxhi shtetëror në fund të vitit 2022, kishte arritur në vlerë 1 753 200,000 € apo rreth 20 për qind e BPV-së (40% është e lejuar me ligj). Borxhi i brendshëm ishte 1 112 000,000 €, ndërsa borxhi ndërkombëtar ishte 641 200,000€. Në raport me vitin e kaluar borxhi i përgjithshëm ka shënuar rritje për 4%. Sfidë mbetet mos efikasiteti në shfrytëzimin e fondeve të marra si hua të jashtme i shkaktuar kryesisht nga problemet me menaxhimin e projekteve infrastrukturore. Niveli i shpenzimit të këtyre fondeve nga borxhi ndërkombëtar mbetet i ulët (për shtatë (7) projekte/kredi në vlerë prej 177 900,000 € të ratifikuara përgjatë viteve 2017 deri 2022, nuk janë tërhequr fare mjetet financiare). Në këtë nivel të ulët të shpenzimit ka ndikuar planifikimi jo i mirë i projekteve, vonesat në procesin e shpronësimeve si dhe mangësi tjera. Në vitin 2022, të hyrat e buxhetit ishin në vlere prej 2.6 miliardë € që krahasuar me vitin 2021 ishin rritur rreth 6 për qind”.

    Spanca tregoi edhe për humbjet që kanë ndërmarrjet publike. Sipas saj, nga 12 prej tyre, pesë kanë operuar me humbje.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark