13 vjet burgim për Slobodan Gavriqin – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    13 vjet burgim për Slobodan Gavriqin

    Insajderi
    29 June 2016 - 13:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për secilin kilogram të eksplozivit që i është zënë, Slobodan Gavriq do të vuaj nga një vit burg.  Pra, në total, ai është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtine me 13 vite burgim.

    Gavriq ishte arrestuar në një mbrëmje në fund të dhjetorit të vitit 2014 në Prishtinë ku në automjetin me tabela të Serbisë të cilin ai e drejtonte ishte gjetur 13 kilogramë eksploziv.

    Pas arrestimit të tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, kishte thënë që ai kishte pasur qëllime të kryerjes së një sulmi terrorist.

    Ai ka qenë veterinar dhe i punësuar nga Ministria e Bujqësisë në Serbi.

    Përveç akuzave për terrorizëm, ai akuzohej edhe për import, eksport, transportim e prodhim të armëve apo materialeve të tjera plasëse.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    14 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark