×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “13-vjeçarja foli në TikTok me njërin nga dhunuesit”

    Insajderi
    12 March 2024 - 13:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shqipron Berisha, nga Qendra për Punë Sociale, ka folur në lidhje me rastin e 13-vjeçares, e cila dyshohet të jetë dhunuar nga dy persona.

    Berisha, ka treguar që vajza kishte kontaktuar në rrjete sociale me njërin nga dhunuesit.

    “Vajza ka folur në Tik Tok me dhunuesit, kanë shkuar edhe e kanë marrë dhe e kanë dërguar atje. Nuk ka pasur informacione ajo ku po shkon”, u shpreh Berisha në emisionin Kosova Today në Klan Kosova.

    Ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje për dhunimin e të miturës, e cila në fillim ishte raportuar e zhdukur.

    Sipas dyshimeve, vajza nga Peja kishte shkuar mysafir në Malishevë, e ku më pas ishte zhdukur.

    Ajo është dërguar nga Malisheva në Drenas, vend në të cilin dyshohet se është dhunuar seksualisht.

    Datë11.03.2024-00:50. Lidhur me rastin, me 11.03.2024 viktima femër kosovare është gjetur duke qëndruar në një shtëpi me dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark