×
Show

1,300 monedha romake zbulohen në Spanjë

Insajderi
30 April 2016 - 14:44
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Bëhet fjalë për një koleksion unik dhe raste të tilla ka patur fare pak”, ka deklaruar Ana Navarro, drejtoreshë e Muzeut Arkeologjik në Sevilia.

Monedhat prej bronzi, të cilat datojnë nga fundi i shekullit të tretë dhe fillimi i të katërtit, u gjetën të enjten brenda 19 amforave romake, një lloj qypi, në qytetin e Tomares, në afërsi të Sevilias.

Navarro refuzoi të jepte një vlerë të saktë të monedhave, duke thënë vetëm se ato vlejnë disa milionë euro.

Monedhat kanë të gdhendur emrat e perandorëve Maksimian dhe Kostantin dhe duket se nuk janë përdorur, pasi në to nuk ka asnjë gjurmë. Mendohet se ato do të shërbenin për të paguar ushtrinë ose shërbyesit civilë.

“Disa prej tyre ishin të reja dhe disa prej tyre madje të lara në argjend, jo vetëm në bronz”, deklaroi Navarro, njofton Tch.

Ajo sqaroi se nuk mund të jepte një vlerë ekonomike sepse monedhat kanë një vlerë historike dhe për rrjedhojë nuk mund të bëhet një llogari e saktë.

Autoritetet lokale kanë pezulluar ndërkohë punën në tubacionet e ujit dhe planet për të kryer një gërmim arkeologjik në vendin ku u bë zbulimi.

Romakët pushtuan gadishullin iberik në vitin 218 para Krishtit dhe e mbajtën atë të pushtuar deri në fillim të shekullit V, kur në perëndim të perandorisë u spostuan nga Visgotët. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark