Futbollisti i skuadrës së 2 Korrikut Redon Arifi tashmë është në Zvicër.
Ai është duke i kryer provat me ekipin zviceran FC Luzern U21.
Arifi është përfshirë në ndeshje miqësore kunder Lausanne U21.
Redoni i ka zhvilluar 45 minutat e pjesës së dytë dhe është pëlqyer nga drejtuesit e klubit.
Tani i mbetet dy menaxherëve Pajazit Sopi dhe Milazim Fetahu nga kompania SEM Managment që të provojnë të gjejnë një marrëveshje.
Arifi luan si mbrojtës. Është 19-vjeçar dhe i gjatë 1.94.