Barcelona arriti të fitojë të dielën mbrëma ndaj Athletic Bilbaos, me rezultat 4-0 në “Camp Nou”.
Golat u shënuan nga Aubameyang, Dembele, Luuk de Jong dhe Memphis Depay.
Skuadra e Xavit dhuruan një ndeshje spektakolare.
Pas ndeshjes, trajneri Xavi u shpreh shumë i kënaqur me lojën e shfaqur nga djemtë e tij.
E bëmë një lojë të madhe. Ndjenja në mes nesh po rritet, jemi duke punuar shumë mirë në stërvitje, por duhet të qëndrojmë bujarë. Special është edhe raporti që po krijohet me tifozët”, deklaroi Xavi pas lojës.
Xavi foli edhe për super-talentin, Pedri, duke e lavdëruar atë.
“Është gjithmonë ndenjë e mirë kur e sheh duke luajtur. Ma kujton Andres Iniestan. Bën që të duken të gjitha gjërat të lehta dhe e kupton mjaft mirë lojën. Kam parë shumë pak talente si i atij”, shtoi Xavi.
Trajneri spanjoll nuk kurseu disa fjalë edhe për Osmane Dembelen.
Edhe ai pati një natë mjaftë të mirë ku realizoi një herë si dhe dhuroi dy asiste.
E për të, trajneri spanjoll tha se nuk e di se si do të rrjedhin gjërat pas përfundimit të sezonit, kur edhe do t’i skadojë kontrata francezit.
“Nuk më takon mua ta them këtë. Është një çështje në mes të tij dhe klubit. Është një profesionist dhe gjithmonë e kam mbrojtur. Sot e pamë Dembelen që kemi dashur gjithmonë ta shihnim”, përfundoi Xavi.