Hani pak dhe shpesh
Doktoresha Marilyn Glenville sugjeron se një nga mënyrat më të mira për të reduktuar stresin është balancimi i sheqerit në gjak. Ndryshimi i nivelit të sheqerit që ndodh gjatë ditës, kur kaloni periudha të gjata pa ngrënë ushqim, stimulon hormonet e stresit. Prandaj ajo këshillon që të merrni me vete racione të vogla ushqimesh çdo 3 orë, racione që përmbajnë proteina. Racioni mund të jetë një vezë e zier, 10 – 12 bajame ose fruta të ndryshme.
Qeshni me të madhe
Të qeshësh është një mënyrat më të mira për të mbajtur larg stresin. Studimet tregojnë se e qeshura furnizon trurin me energji, redukton hormonet e stresit, përmirëson imunitetin dhe zvogëlon dhimbjen.E qeshura shkakton gjithashtu çlirimin e endrofinës, neurotransmetuesit që na bën të ndihemi mirë dhe na relakson.
Gjëja më e rëndësishme është të koordinosh aktivitet fizike
Sipas doktoreshës e rëndësime është që të ketë një koordinim të mirë mes aktiviteteve fizike qe njeriu zhvillon. Ajo rekomandon se nuk është mirë të bësh ushtrime apo vrap, përpara gjumit sepse kjo do të rrisë adrenalinën, ritmin e zemrës dhe të frymëmarrjes dhe është e vështirë të flini gjumë. Studimet e shumta kanë dalë në konkluzionin se gjëja më e mirë është që aktivitet si ushtrimet fizike dhe vrapi të kryhen në mëngjes, ndërsa në darkë rekomandohet aktivitet më të lehta, si për shembull një shëtitje. Glenville sugjeron se nëse gjendja e stresit është bërë kronike atëherë aktiviteti fizik është i domosdoshëm.
Vezë për mëngjes
Vezët janë një burim i mirë serotinin, një hormon që ju bën të ndiheni mirë. Trupi e prodhon serotonin kur furnizohet me ushqime si peshku, banania, bajamet. Një mënyrë e mirë për të nisur ditën është të kosumoni një tost me vezë , ose produkte të tjera që prodhojnë këtë hormon.
Bëni pushim
Nëse mund të ndaloni vetëm për pak minuta, gjeni një vend të qetë, mbyllni derën, fikni telefonin dhe merrni frymë thellë. Ndërkohë që merrni frymë, mundohuni të ç’ tensiononi çdo pjesë të trupit tuaj, në mënyrë që të relaksoheni.
Kafeina merret në froma të ndryshme
Kafeina është një stimulant që e motivon trupin tuaj të çlirojë hormonet e stresit duke ju bërë të ndiheni më i stresuar dhe duke shtuar gjendjen e ankthit. Megjithëse kafeina është një lloj droge e lehtë, nuk rekomandohet që ju ta ndërprisni atë menjëherë sepse mund t’ju shfaqen dhimbje koke, të përziera, lodhje dhe depresion.
Fafeinaa
Prandaj e mira është ta ndërprisni gradualisht. Duket të keni kujdes sepse substancë të ngjashme me kafeinën që ju bën të ndiheni nervozë gjendjen edhe tek çokollata e zezë, coca – cola, dhe çaji i zi.