×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    14 lëndime në 3 sezone, Hazard: Dhimbjet mbaruan, koha të bëj diferencën

    Insajderi
    24 July 2022 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eden Hazard është gati të nisë sezonin e katërt me Realin e Madridit. Belgu nuk ka treguar asgjë deri tani te “Los Blancos”, të cilët paguan 100 milionë euro për ta marrë nga Chelsea në verën e vitit 2019.

    Shumë dëmtime dhe aspak fat në aventurën spanjolle për 31-vjeçarin. Plot 14 dëmtime te Reali janë shumë për çdo futbollist. Klubi dhe Ancelotti besojnë akoma se Hazard do të kthehet në formën e ditëve më të mirë.

    Optimist është edhe fantazisti belg, i cili ndihet mirë dhe është gati të zhvillojë një fazë përgatitore sa më efikase për të provuar shanset e tij në sezonin e ardhshëm.

    “Nuk ndjej më dhimbje. Sapo përfundova pushimet verore, këtë vit dua të bëj diferencën. Jam shumë i lumtur për sezonin e fundit të Realit, por do kisha dashur të jepja edhe unë kontributin tim”, deklaroi Hazard për Marca.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark