Insajderi
Botë

14 shqiptarë u dogjën të gjallë në spital, 4 vite pas asnjë i arrestuar

Insajderi
02 May 2025 - 11:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
14 shqiptarë u dogjën të gjallë në spital, 4 vite pas asnjë i arrestuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Mbrëmja e 8 shtatorit 2021 mbetet e paharruar për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Një zjarr i fuqishëm përfshiu spitalin modular të Tetovës, ku po trajtoheshin pacientë me COVID-19, duke shkaktuar vdekjen e 14 personave.

Ngjarja tronditi opinionin publik dhe solli dorëheqje në kabinetin qeveritar të asaj kohe. Por katër vite më vonë, asnjë person nuk është arrestuar, dhe institucionet nuk kanë ofruar asnjë rezultat konkret.

Ibin Emshiu, i cili humbi babain dhe vëllain në atë natë tragjike, shprehet i zhgënjyer dhe i lënduar për mungesën e përgjegjësisë institucionale. Ai kujton sesi gjithçka ndodhi në pak minuta, ndërsa drejtësia ka mbetur pezull dhe familjarët janë lënë në harresë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark