![](https://insajderi.org/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Policia e Kosovës, vetëm në rajonin e Ferizajt ka konfiskuar gjatë muajit janar të vitit 2024, 141 patentë shoferë.
Ky mobilizim i policisë ka ardhur si shkak i aksidenteve të shpeshta që po ndodhin në vend dhe nga zhvillimi i shpejtësisë së madhe përtej normave të lejuara.
Tutje Policia Rajonale e Ferizajt ka thënë që do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.