×
  • Lajme
  • Lajme

    Orhan Pamuk: Jam i shqetësuar për lirinë e të shprehurit në Turqi

    Insajderi
    31 March 2016 - 18:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkrimtari i njohur turk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk ka dhënë një intervistë për televizionin francez “France 24” ka thënë se është jashtëzakonisht i shqetësuar me lirinë e shprehjes në shtetin e tij.

    “Në Turqi gjithmonë ka qenë problematike liria e të shprehurit duke pasur parasysh shumë faktor, por tashmë situata është kritike. Mendoj se asnjëherë më parë Turqia nuk është përballur me një shtypje të lirisë së fjalës”, ka thënë Pamuk për televizionin francez.

    I përkthyer në më shumë se 60 gjuhë të huaja, librat e tij si “Snow” dhe “My Name Is Red” janë lexuar në të gjithë botën.

    Në këtë intervistë për France 24 ai ka treguar sesi vendi i tij Turqia është duke u përballur me censurë të paparë ndonjë herë ndaj medieve dhe njerëzve që janë kundër pushtetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark