Insajderi
Lajme

Shuplakë dhe plumb para këmbëve këngëtares Dafina Dauti

Insajderi
02 April 2016 - 11:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtares, Dafina Dauti i është shkrepur një plumb para këmbëve dhe i është dhënë një shuplakë në mes të diskotekës.

Ajo ishte rrahur nga Mujë Berisha, i cili është pjesë e të akuzuarve në rastin Apex në vitin 2009.

Këngëtarja e kishte raportuar rastin në Polici. Policia kishte hapur hetime kundër Berishës për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm për shkak se kishte shtënë me armë në diskotekën Pepermint në Prishtinë.

Berisha e kishte pranuar sulmin kundër këngëtares, por kishte mohuar se kishte shtënë me armë zjarri para këmbëve të saj.

Insajderi sjell kallëzimin penal për këtë rast përfshirë, intervistat me të dyshuarin, viktimën dhe pronarin e diskotekës, Pepermint.

Gjykata e Apelit e ka aprovuar ankesën e prokurorit. Si referencë ka përdorur vendimin e Gjykatës Supreme të Kosovës e cila kishte vendosur që aktakuza në rastin e KEK-ut në të cilën është i përfshirë Sami Lushtaku të kthehet në gjykim.

Gjykata e Apelit ka vendosur të premten që aktakuza në rastin “Apex” të dërgohet në gjykim në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Të akuzuar në këtë rast janë vëllezërit Arben e Astrit Krasniqi, Armend Neziri, Mujë Berisha, Gani Zeqiri, Kushtrim Hakaj, Arsim Mulliqi, Luan Halili, Agron Hoxha, Ilir Morina dhe Avni Morina për krim të organizuar, detyrim, shtrëngim dhe posedimi të paligjshëm të armëve  dhe narkotikëve.

Vëllezërit Krasniqi janë pronarë të lojërave të fatit “Apex”.

Prokuroria pretendon se që nga viti 2008, deri në kohën e arrestimit, Arben Krasniqi dhe Astrit Krasniqi si pronar të Kompanisë së Kazinove, Apex “Play4Win kishin themeluar organizuar, mbikëqyrur, menaxhuar dhe drejtuar aktivitetet e një grupi të organizuar kriminal.

Sipas Prokurorisë, qëllimi i grupit të organizuar kriminal ka qenë sigurimi i përfitimeve materiale të paligjshme duke përdorur forcën dhe kërcënimet serioze duke i detyruar bizneset apo individët tjerë që t’i mbyllnin kazinotë e tyre, t’i heqin disa lloje të makinave të lojërave të fatit, ose të vazhdonin të punonin nën kushte sipas rregullave të caktuara nga ta, e që konsiderohen të favorshme vetëm për kompaninë “Apex” “Play 4Win”.

Qëllimi i grupit të organizuar kriminal, sipas Prokurorisë është vënia e haraçit bizneseve rivale./Insajderi.com

12

34

56

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark