×
  • Lajme
  • Lajme

    15 aktivistë të VV-së të përfshirë në rrokullisjen e kamionit

    Insajderi
    04 March 2016 - 12:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në aksionin e përmbysjes së kamionit me mallra serbe që ndodhi të mërkurën janë përfshirë 15 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes.  Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës duke iu referuar dëshmisë së drejtuesit të kamionit.

    Policia e Kosovës njofton se personat e dyshuar ia kanë bllokuar rrugën kamionit i cili ishte në lëvizje dhe vozitësit ia kanë marrë çelësat dhe të nijetin e kanë rrokullisur.

    ‘’Viktima mashkull K-Serb ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me kamion të llojit “Mercedes “ me targa të Serbisë prej pikës kufitare në Merdarë në drejtim të Prishtinës, në lokacionin e lart cekur 15 persona-të dyshuar të panjohur me pesë vetura, ia kanë bllokuar rrugën”, sqaron policia.

    “Të dyshuarit nga viktima i kanë marrë çelësat e kamionit i cili ishte i ngarkuar me mallra të ndryshëm dhe të njëjtin e kanë rrokullisur dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti është duke u hetuar’’, njofton policia.

    Aksioni i Vetëvendosjes ishte bërë si përgjigjej ndaj Republikës së Serbisë, e cila ditë më parë ktheu për në Kosovë mbi 103.000 libra shqip, që ishin të dedikuara për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark