×
  • Lajme
  • Lajme

    15 kadetë të FSK-së diplomojnë në Universitetin Amerikan të Kosovës

    Insajderi
    22 May 2024 - 19:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë diplomuar sot në nivelin bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës.

    Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

    “Pesëmbëdhjetë kadetë të FSK-së sot diplomuan në nivelin bachelor në Universitetin Amerikan të Kosovës, profesionalizmi i të cilëve do t’i shërbejë zhvillimit të ushtrisë sonë”.

    “Ne këtë rast, ministri Maqedonci i përgëzoi kadetët  për arritjen e tyre akademike në programin civil të studimeve, duke uruar që gjithmonë faqebardhë të kryejnë detyrën e tyre fisnike për mbrojtjen e atdheut”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark