Insajderi
Botë

15 vendet më të papërshtatshme të jesh gej në Evropë

Insajderi
11 May 2016 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Indeksi i organizatës evropiane ILGA-Europe Rainbow radhit 49 shtete evropiane bazuar në ligjet, politikat dhe praktikat që ndikojnë në jetën e komunitetit LGBT.

Vendet me pikët më të ulëta në këtë indeks janë të gjitha nga ish-blloku Sovjetik: Armenia, Rusia dhe Azerbajxhani.

gej

Vendet që e kryesojnë këtë indeks janë Malta, Belgjika dhe Britania e Madhe.

Edhe pse të qenit homoseksual është e drejtë legale në Azerbajxhan, indeksi i këtij viti tërheq vëmendjen në dështimin e këtij vendi për ta mbrojtur këtë komunitet nga krimet e urrejtjes dhe diskriminimi.

Organizata thotë se në Azerbajxhan ka numër të lartë të njerëzve homofobë dhe të sulmeve të dhunshme ndaj këtij komuniteti, duke përmendur edhe deklaratat diskriminuese të bëra nga figurat politike. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark