Kosovari me prejardhje nga Istogu në janar u kthye në Manchester, pasi kaloi gjashtë muaj huazim në Dortmund, ai nuk e gjeti vetën në Gjermani.
Mirëpo as pas rikthimit të tij në ishull, 22-vjeçari nuk tregoi asgjë, madje që nga janari ai ka luajtur vetëm 10 minuta në premier ligë.
Sipas Dail Mayil, Van Gaal nuk është i kënaqur aspak me sulmuesin kosovar, madje ai po preferon më shumë të inkuadrojë lojtarë të ri si Perreira e Lingard.
Sipas medieve britanike, Adnani po luan sezonin e fundit në Manchester, pasi qysh në qershor duhet të kërkoj skuadër të re.
Januzaj ka humbur edhe vendin në përfaqësuesen belge, pasi që në 2014 ai ishte pjesë e skuadrës që luajti në botërorin e Brazilit. /Insajderi.com