×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “16 anije, investime milionëshe”, këto janë të fshehtat e Abrahamovich

    Insajderi
    07 January 2023 - 11:15

    Roman Abramovich zotëron të paktën dhjetë jahte më shumë se sa mendohej më parë, të paktën kështu tregojnë dosjet e rrjedhura.

    Miliarderi rus dhe ish-pronari i Chelsea ka 16 anije në pronësi. Disa, duke përfshirë “Eclipse” e cila kushton 1 miliard paund dhe “My Solaris” e cila kushton 430 milionë paund, janë ankoruar në Turqi.

    Ai gjithashtu transferoi pronësinë e trusteve (trust është një marrëveshje ku pronari i pronës e transferon atë në pronësi të një personi tjetër) që mbanin milarda dollarë tek shtatë fëmijët e tij.

    Kjo është bërë përpara se të vendoseshin sanksionet vitin e kaluar, gjithmonë sipas dosjeve. Sugjerohet se riorganizimi ishte për të shmangur sanksionet e ardhshme.

    Hetimi nga “Guardian” gjithashtu zbuloi se Abramovich thuhet se ka investuar 230 milionë dollarë në një kompani pyjore, e cila ishte pjesërisht në pronësi të qeverisë ruse. Por ai shiti aksionet e tij për 110 milionë dollarë përpara të pushtimi të Ukrainës./abcnews.al

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark