×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dita e Pastrimit të Botës/ Let’s Do It – Ta pastrojmë Kosovën bën thirrje: Të gjithë mund të jemi kampion me aktivizëm qytetar

    Insajderi
    27 July 2022 - 14:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    17 shtator është dita e Pastrimit të Botës, ditë kjo që synon të mobilizojë qytetarët, institucionet e bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

    Kësaj kampanje i janë bashkuar edhe kampionët e xhudos, nga Majlinda Kelmendi e deri tek Akil Gjakova.

    Përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook, organizata Let’s Do It Kosova – Ta pastrojmë Kosovën i ka ftuar qytetarët që t’iu bashkohen kampionëve të xhudos për pastrimin e rrugëve.

    “Kampionët janë ata që janë sot duke iu falenderuar punës së tyre, veprimeve te matura e dashurisë ndaj natyrës 🥋🏆🥇

    Të gjithë ne mund të jemi kampionë. Nëse jo me Ippon atëherë me aktivizëm qytetar.

    17 Shtator Dita e Pastrimit të Botës – Bashkohu me Kampionët”- shkruhej në njoftim.

    Bashkohu Edhe Ti – Natyra do t’u jetë mirënjohëse!

    /Insajderi. org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark