Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka vlerësuar lart përkrahjen e qytetarëve në tubimin e mbajtur në Viti, duke thënë se entuziazmi dhe pjesëmarrja e madhe janë sinjal i qartë për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.
Përmes një postimi, Zemaj tha se tubimi në Viti u karakterizua nga një energji e veçantë dhe mbështetje e jashtëzakonshme për LDK-në.
“Vitia na tregoi qartë se më 7 qershor, fitorja shkon për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Përkrahja që patëm sot në këtë tubim ishte shumë më e madhe se në tubimet e tjera. Ishte ndryshe. Kishte energji e mbështetje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Zemaj.
Ai ka falënderuar qytetarët e Vitisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj LDK-së, duke theksuar se kjo komunë gjithmonë ka qenë një nga bastionet e rëndësishme të partisë.
“Faleminderit Viti që gjithmonë lartësoni LDK-në!”, ka përfunduar Zemaj.