Qeveria Kurti po vazhdon të shpërblej militantët e vetë. Së fundmi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpërblyer me kontratë 18 mijë euro mbështetësin e flakët të kësaj partie. Uran Duraku i cili aderimin e tij ndaj Kurtit e shpreh haptas është angazhuar si konsulent.
Gazeta Insajderi
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës ka hapur konkursin ”Shërbime Konsulentë nëpërmjet marrëveshjeve shërbime të veçanta për nevoja të AZHB-së (kontroller) – për rajonin e Mitrovicës”, konkurs ky që hapi rrugë shpërblimit të militantit.
Militanti i VV-së, Uran Duraku para dy muaji dha nënshkrimin e vetë për këtë kontratë trevjeçare me Ministrinë e udhëhequr nga Faton Peci.
Shifra e këtij tenderi është 18 mijë euro pagesa e tij sipas kontratës do të bëhet çdo muaj në vlerë prej 500 eurosh.
Gazeta Insajderi ka siguruar marrëveshjen në fjalë.
Uran Duraku edhe përmes postimeve në rrjete sociale nuk nguron ta shpreh ‘simpatinë’ e tij .
Ai ka disa postime ku bën ‘tifozllëk’ për VV-në dhe liderin, Albin Kurti.