×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    18 vjeçari kërkon 1 miliardë dollarë nga Apple sepse ishte arrestuar në mënyrë të padrejtë

    Insajderi
    24 April 2019 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në fakt ishte tjetër kush që kishte kryer vjedhjet duke përdorur një ID të vjedhur në emrin e adoleshentit, adresën dhe informacionin e tij personale.

    Një 18-vjeçar nga Nju Jorkut paditi Apple në gjykatë duke kërkuar dëmshpërblim prej 1 miliardë dollarë për një arrestim të padrejtë që ai ja faturon teknologjisë së njohjes së fytyrës së Apple.

    Oficerët e policisë së Nju Jorkut arrestuan Ousmane Bah më 29 Nëntor sepse u shpall fajtor për një seri vjedhjesh në dyqanet e Apple në Boston, Nju Xhersi, Delauer dhe Manhatan.

    Në fakt ishte tjetër kush që kishte kryer vjedhjet duke përdorur një ID të vjedhur në emrin e adoleshentit, adresën dhe informacionin e tij personale.

    Duke qenë se ID nuk kishte një foto, padia thotë se Apple ka programuar në një mënyrë sistemin e njohjes së fytyrës që të ndërlidhë fytyrën reale të Bah me atë të hajdutit.

    Apple thotë se nuk përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës në dyqanet e saj. Ishte një detektiv ai i cili ekzaminoi pamjet e Apple pas arrestimit të Bah dhe arriti në përfundimin se ky i fundit nuk kishte fare të bënte me fytyrën e vërtetë të hajdutit.

    Bah ishte një një aktivitet në Manhatan kur u krye vjedhja e sendeve me vlerë 1,200 dollarë në Boston. Në padinë e dërguar në gjykatë kundër Bah Apple thoshte se përdor teknologjinë dhe softuerë të mbikëqyrjes për të gjurmuar individët e dyshuar për vjedhje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark