Insajderi
Biznes

18 vjeçari padit Apple, i kërkon një miliard dollarë dëmshpërblim

Insajderi
26 April 2019 - 11:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 18-vjeçar ka paditur “Apple”, duke i kërkuar një miliard dollarë dëmshpërblim.

“Ousmane Bah, akuzon sistemin e njohjes së fytyrës se e ka lidhur gabimisht me një seri vjedhjesh në dyqanet e gjigantit amerikan”, njofton “Washington Post”.

Bah u arrestua në nëntor dhe mandati për arrest mbante foton e një personi tjetër. Agjentët e departamentit të policisë së Nju Jorkut dolën në përfundimin se hajduti i filmuar nga kamerat e sigurisë në dyqan as që i afrohej pamjes së Bah.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark