Insajderi
Lajme

18-vjeçarja tërhiqet zvarrë drejt kamionit nga burri i saj në Pejë, Policia ndërhyn në momentet kritike

Insajderi
09 May 2026 - 11:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
18-vjeçarja tërhiqet zvarrë drejt kamionit nga burri i saj në Pejë, Policia ndërhyn në momentet kritike
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 18-vjeçare dyshohet se u sulmua fizikisht nga bashkëshorti i saj në mes të rrugës, ndërsa i njëjti tentoi ta fusë me forcë në kamion, mëson Sinjali nga burime të afërta me hetimin.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Shpëtim Bojku” në Pejë.

Sipas informatave, pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit, I. L., rreth 26-vjeçar dyshohet se e ka kapur për flokësh bashkëshorten e tij, E. D., rreth 18-vjeçar, duke e tërhequr me forcë drejt kamionit.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se situata ka alarmuar qytetarët dhe në momentet kritike kanë ndërhyrë zyrtarët policorë, të cilët kanë ndaluar incidentin dhe kanë shoqëruar çiftin në Stacionin Policor.

Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa më pas është intervistuar nga njësia e hetimeve për dhunë në familje.

Sinjali mëson se 18-vjeçarja ka kërkuar të dërgohet në strehimore.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, I. L është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti po hetohet si “Dhunë në familje”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark