×
Show

Shtetet me nivelin më të lartë të jetesës

Insajderi
29 October 2016 - 13:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Organizata jofitimprurëse “Social Progress Imperative” ka publikuar një listë me 19 vendet, që sipas saj kanë nivelin më të lartë të jetesës. Në raportin e kësaj organizate vihet re që dominojnë vendet Skandinave, të cilët kanë një nivel më të lartë jetese sesa shtetet lider, si SHBA-ja apo Gjermania.

Sipas organizatës, GDP-ja për frymë nuk është e vetmja që mat standardin e lartë të jetesës. Pavarësisht kësaj, 19 vendet e renditura janë shtete me një ekonomi mjaft të zhvilluar.

Për të realizuar studimin, organizata është bazuar në tre elementë: Nevojat themelore të njeriut si kujdesi shëndetësor, strehimi dhe infrastruktura; Mirëqenia, e cila përfshin arsimin, qasjen ndaj teknologjisë dhe jetëgjatësia; Mundësitë, ku përfshihen të drejtat personale, liria e zgjedhjes dhe toleranca e përgjithshme.

Në bazë të këtyre tre elementëve “Social Progress Imperative” ka realizuar studimin. Secili prej shteteve ka edhe pikët përkatëse. Vlerësimi për vendet është deri në 100 pikë. Më poshtë janë vendet me nivelin më të lartë të jetesës, nisur nga shteti i fundit në listë. Krahas vendeve janë shënuar edhe vlerësimet përkatëse.

  1. SHBA (84.62)
    18. Francë (84.79)
    17. Spanjë (85.88)
    16. Belgjikë (86.19)
    15. Gjermani (86.42)
    14. Japoni (86.54)
    13. Austri (86.60)
    12. Irlandë (87.94)
    11. Zelandë e Re (88.45)
    10. Islandë (88.45)
    9. Britani e Madhe (88.58)
    8. Holandë (88.65)
    7. Norvegji (88.70)
    6. Suedi (88.80)
    5. Zvicër (88.87)
    4. Australi (89.13)
    3. Danimarkë (89.39)
    2. Kanada (89.49)
    1. Finlandë (90.09)

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark