Gjykata Themelore e Pejës dënoi me 19 vite burgim Gjon Pnishin, i cili akuzohet se kishte vrarë me paramendim Ferdinand Gjinin, raporton Telegrafi.
Ngjarja e rëndë kishte ndodhur mëngjesin e 23 qershorit të vitit 2014, tek ura që lidh fshatin Llukë me atë Prapaçan të Deçanit.
Ferdinand Gjini ishte duke qarkulluar me një mjet të tipit “Pasat” me targa regjistrimi vendor, me ç’rast autori i panjohur ka shtënë me breshëri plumbash nga arma automatike nga një pusi, dhe nga plagët e marra viktima ka ndërruar jetë në vend.
Gjykata Themelore e Pejës të hënën në mesditë ka shpallur fajtor Pnishin. Ai u shpall fajtor dhe u dënua me 17 vjet burgim, plus dy vite të tjera për armëmbajtje pa leje./Insajderi.com