×
  • Lajme
  • Insajderi

    19 vjeqari që arriti të përfitoj besimin e qytetarëve dhe u bë pjesë e asamblesë komunale

    Insajderi
    19 October 2021 - 17:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    19 vjeçari, Dervish Bajraktari ka arritur të bëhet asambleisti më i ri në Kosovë. Ai ka arritur të bëhet asambleist në Junik nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Bajraktari gjithashtu është njëri ndër kandidatët më të votuar në listën e AAK-së, shkruan Insajderi.

    Këtë e ka bërë të ditur edhe vet, Bajraktari përmes një postimi në Facebook, ku ka falenderuar nga thellësia e zemrës, për përkrahjen dhe besimin tuaj që qytetarët i dhanë në këto zgjedhje.

    Bajraktari, ka thënë se do të jetë adresa për çdo çështje e zëri i arsyes dhe i kërkesave në Kuvendin Komunal të Junikut.

    “Bazuar në Rezultatet e Parakohshme të votave të numëruara mbrëmë, unë Dervish Bajraktari, jam njëri ndër kandidatët më të votuar, në listën e AAK-së për Asamble Komunale në Junik. Dua t’ju them mijëra herë faleminderit nga thellësia e zemrës, për përkrahjen dhe besimin tuaj ndaj meje në këto Zgjedhje!Kjo përkrahje e juaj, sa e rëndësishme është edhe e shenjtë. Kjo do të më motivojë edhe më shumë që të punojë pa pushim e të jap më të mirën nga vetja në këtë rrugëtim, që të lartesojmë emrin e Junikut tonë të gjithë së bashku. Padyshim do të jem adresa juaj për çdo çështje e zëri i arsyes dhe i kërkesave të juaja në Kuvendin Komunal!”, ka shkruar Bajraktari.

    Biografia e shkurtër e Dervish Bajraktarit

    Dervish Bajraktari ishte nxënës i dalluar, njohës i gjuhëve të huaja, një djalë junikas i cili rrjedh nga një familje me tradita kombëtare e atdhetare angazhimi qytetar i të cilit ka filluar qysh si i ri, si kryetari i Këshillit të nxënësve në gjimnazin “Kuvendi i Junikut” e më pas me aktivitete rinore, ka ndjekur trajnime në fusha të ndryshme, përgaditje dhe përvoj të cilën Dervishit do e implementojn në të mirën e vendlindjes së tij Junikut.

    Tashmë edhe student i dalluar në Fakulltetin Ekonomik- Drejtimi Menaxhment dhe Informatike, Student i Fakulltetit Ekonomik- Drejtimi Menaxhment dhe Informatike, me energjin e tij dhe natyrën prej lideri arriti që të fitoj zemrat e qytetarëve dhe junikasit t’ja besojn votën, u angazhua si i ri në aktivitete rinore e iniciativa qytetare përgaditje dhe përvoj të cilën Dervishi synon ta implementojn në të mirën e vendlindjes së tij Junikut./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark