×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Vetëm këtë gjeta”, Duda Balje në komision pi ujë të prodhuar në Serbi

    Insajderi
    24 May 2023 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Grupit Parlamentar Multietnik, Duda Balje, në komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, është parë duke pirë ujë të prodhuar në Serbi.

    “Prolom voda”, ishte uji që ajo e përdorte në këtë mbledhje.

    E vetë Balje ka thënë se nuk ka pasur për qëllim që ta blejë këtë ujë.

    “Veç këtë ujë e kam gjet këtu në market para Kuvendit”, tha ajo, raporton EO.

    “Jo me qëllim nuk e kam blerë, sepse nuk kemi ujë këtu. Ujin e parë që e gjeta, dhe pa qëllim, sepse kam ardh vonë në takim”, vazhdoi insistimin e saj.

    “Normal që e kam ditë që është prodhim i Serbisë, por shpejt kam vendos”, tha ajo kur u pyet nëse e ka ditë prejardhjen e këtij produkti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark