×
  • Lajme
  • Insajderi

    “2 mijë të punësuar në “Superpuna” për muajin mars, mbi 51 përqind janë vajza”

    Insajderi
    06 May 2023 - 13:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se për muajin mars, janë punësuar gati 2 mijë të rinj përmes platformës “Superpuna”, raporton Express.

    Sipas Muratit, shumica e të punësuarve janë vajza.

    “Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në #superpuna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni.  Një fakt interesant e që na bën të krenohemi është edhe përbërja gjinore e të punësuarve – mbi 51% janë vajza 👩‍🔬.  Pra përveç adresimit të problemit të punësimit të të rinjve në përgjithësi, superpuna po ndihmon edhe në rritjen e punësimit për vajzat e gratë në veçanti”, ka shkruar Murati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark