×
  • Lajme
  • Insajderi

    20 zyrtarë serbë paguhen mbi 97 mijë euro nga ministria e Sveçlës pa shkuar në punë

    Insajderi
    05 July 2022 - 13:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Punëve të Brendshe ka paguar 20 zyrtarë nga komuniteti serb pa shkuar asnjëherë në punë në vitit 2021. Këta zyrtarë i kushtuan 97 mijë 099 euro dikasterit të udhëhequr nga ministri Xhelal Sveqla, shkruan Gazeta Insajderi.

    Punëtorët e komunitet serb kishin qenë të obliguar të sistemohen nga ish-Ministria e Administrates Publike, si pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur “Mbrojtja civile”.

    Ndonëse, sipas Ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në Ministri.

    “Bazuar në vendimin e Qeverisë Nr.06/39 i dt. 22.07.2015, ish MAP ka qenë e obliguar t’i sistemojë 20 punëtorë të komunitetit serb, pjesëtarë të strukturës ilegale të ashtuquajtur ‘’Mbrojtja civile’’. Sipas konfirmimeve nga zyrtarët e Ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në Ministri. Buxheti i shpenzuar për pagat e tyre për vitin 2021 ishte 97,099€”, thuhet në raportin e auditorit.

    Mirëpo, MPB-ja ende nuk ka arritur të ndëmerr masa konkrete në sistemimin e kësaj kategorie të të punësuarve.

    “Kjo dukuri po vazhdon të jetë prezente ndër vite edhe pse në vazhdimësi po raportohet në raportet tona të auditimit. Ministria ende nuk ka arritur të ndërmerr masa konkrete në sistemimin, angazhimin dhe monitorimin e kësaj kategorie të të punësuarve”, thotë raporti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kështu ka zbuluar Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, i cili vë në pah këtë paregullësi në MPB.

    “Pagesat e punonjësve në mungesë të dëshmive për vijueshmërinë në punë dhe në mungesë të angazhimit për kryerjen e detyrave zyrtare, konsiderohen si pagesa të parregullta dhe dëmtojnë buxhetin e ministrisë”, thuhet në gjetjen e Auditorit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Raporti i Auditorit rekomandon ministrit Xhelal Sveqlë që të ndërmerr të gjitha veprimet për të siguruar krijimin e kushteve për vijueshmërinë e rregullt në punë të këtyre punonjësve, duke bërë monitorimin e vazhdueshëm siç parashihet me aktet ligjore.

    Punonjësit serbë janë angazhuar në ministrinë e MPB-së bazuar në vendimin nr. 06/39 të datës 22.07.2015, ku Qeveria e Kosovës kishte aprovuar konkluzionet e dakorduara të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë për realizimin e marrëveshjes së ashtuquajtur “Mbrojta Civile”./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark