Osmani: Keqpërdorimet më të mëdha janë bërë pasluftës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Keqpërdorimet më të mëdha janë bërë pasluftës

    Insajderi
    01 May 2016 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane nga një monitorim që i ka bërë ligjit ekzistues për konfiskim të pasurisë së paligjshme, ka vërejtur mangësi të mëdha ligjore, andaj deputetja e këtij Komisioni, Vjosa Osmani, ka treguar për Top Channel se po kërkojnë ligj të ri.
    “Tani nevoja lind ose për hartimin e një ligji të ri anti mafia ose për ndryshime shumë të mëdha të ligjit ekzistues. Sepse do të jetë esenciale që ligji të merret jo vetëm me pasurinë që paligjshëm fitohet tash e tutje, por me pasurinë që është fituar paligjshëm që nga viti 1999 sepse keqpërdorimet më të mëdha janë bërë qysh në vitet e para të pasluftës”, thotë Vjosa Osmani, deputete e Kuvendit të Kosovës.
    Në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dashur të flasin për nisjen e hartimit të projektligjit anti mafia, por Top Channel ka mësuar se Ministria e Drejtësisë tanimë e ka hartuar draftin e koncept dokumentit për hartimin projektligjit por ende nuk e ka proceduar në Zyrën Ligjore të Kryeministrit.
    Mësohet se koncept dokumenti për hartimin e projektligjit anti mafia është punuar nga ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë, por edhe ekspertë ndërkombëtarë që kanë ndihmuar vendet e rajonit në krijimin e legjislacionit anti-mafia. / Top Channel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark