×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    22 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Tokës, çfarë duhet të dimë?

    Insajderi
    22 April 2023 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, mbi 1 miliard njerëz ndërgjegjësohen që në disa forma të përkujdesen për të. Çdo vit organizohen festivale dhe marshime në 192 shtete në mbështetje të mbrojtjes së mjedisit.

    Kjo ditë u themelua nga ish-senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson pasi dënoi ashpër derdhjen masive të naftës në Santa Barbara në vitin 1969. Për të dënuar veprën, 20 milion njerëz marshuan kudo në Shtetet e Bashkuara.

    Në vitin 1990, eventi u bë global me rreth 200 milion pjesëmarrës nga 141 shtete që e festuan sipas Rrjetit të Ditës së Tokës.

    Mëngjesin e 22 prillit, njerëzit në të gjithë botën mblidhen në një nismë për t’i ardhur në ndihmë globit. Por gjithçka nis dhe mbaron në një ditë. Megjithatë nëse njerëzit kuptojnë vlerën e vërtetë të tokës dhe ndikimin që ka mirëqenia e saj tek ne, këtë ndërgjegjësim nuk do ta kishim vetëm në një ditë të vitit, por në çdo ditë të tij.

    Një listë e gjërave që duhet të na bëhen zakon në ndihmë të mjedisit dhe të mirëqenies tonë janë:

    1.Ecni, përdorni biçikletë, ose mjete të transportit publik. Në këtë mënyrë do të kurseni ndotjen që vjen nga përdorimi i mjeteve që lëshojnë gazra ndotës.

    2.Mos përdorni gota, shishe, qese plastike. Shmangni sa më shumë të mundeni, sepse dekompozimi i qeseve plastike kërkon shekuj dhe përdorimi i tyre është në dëm të mjedisit.

    3.Shtoni gjelbërimin në ambientin tuaj. Duke shtuar gjelbërimin do të thithni një ajër më të pastër dhe do të bëni një jetë më të shëndetshme.

    4.Mbi të gjitha, pastroni ambjentin përrreth. Kjo është e domosdoshme për të pasur një ambient të shëndetshëm. Ndërgjegjësimi i komunitetit ndihmon në një jetë të shëndetshme duke i dhënë vlerën dhe rëndësinë e duhur ambientit në të cilin jetojmë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark