Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Besim Hasani, i cili garon me numrin 22 në listën zgjedhore të PDK-së, i ka dhënë zë fushatës së kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke theksuar premtimin për rritjen e pagave për 50 për qind.
Hasani ka deklaruar se, nëse zgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës, fokusi i tij do të jetë mirëqenia e të rinjve, me qëllim që ata të mos largohen nga vendi, por të kenë mundësi për sukses dhe zhvillim në Kosovë.
“Për shkak të pagave të ulëta, po përballemi me largim masiv të të rinjve tanë, të cilët po e kërkojnë fatin e tyre jashtë Kosovës. Prandaj, programi i partisë sonë parasheh që menjëherë të rriten pagat për 50 për qind dhe të ulen çmimet”, ka thënë Hasani.