Insajderi
Lajme

24-vjeçari përplas për vdekje një vajzë 1-vjeçare gjatë manovrës me veturë në Tiranë

Insajderi
27 August 2026 - 15:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
24-vjeçari përplas për vdekje një vajzë 1-vjeçare gjatë manovrës me veturë në Tiranë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një manovre me automjet në Farkë ka përplasur aksidentalisht një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë, e cila ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa 24-vjeçari po kryente manovrën e lëvizjes mbrapa me automjet.

Si pasojë e përplasjes, fëmija ka marrë plagë të rënda dhe ka ndërruar jetë.

Policia ka nisur hetimet për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark