Mariah Carey e ka gjetur veten në siklet për shkak të takave super të larta dhe fustanit super të shkurtër që kishte veshur të hënën në New York.
Këngëtarja 46-vjeçare për pak është rrëzuar teksa kalonte në tapetin e kuq të ‘NBC Upfronts’, New York ku po promovon një reality show të sajin.
46-vjeçares, e veshur me një minifustan me dizajn leopardi dhe një palë taka super të larta ‘Louboutin’, i është dashur të mbështetet tek truproja i saj që të mos rrëzohej përtokë.