×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    25-vjetori i fushatës së bombardimeve të NATO’s, Rohde: Përgjegjësi e jona ta ndalnim gjakderdhjen e Millosheviqit

    Insajderi
    24 March 2024 - 08:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe nuk është arsye për festë.

    Ai ka thënë se është bërë ajo që ishte e nevojshme për ta parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme të regjimit të Millosheviqit.

    Në platformën “X”, Rohde ka shkruar se i qëndrojnë atij vendimi.

    “Ne bëmë atë që ishte e nevojshme për të parandaluar gjakderdhjen dhe mizoritë e mëtejshme nga regjimi i Millosheviqit në Kosovë pasi diplomacia dështoi. Ishte përgjegjësia jonë morale dhe ne i qëndrojmë pas atij vendimi”, ka shkruar Rohde në atë platformë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark