×
Show

Për çfarë tjetër mund ta përdorim sapunin e zakonshëm?

Insajderi
25 May 2016 - 11:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shihni se në çfarë mënyra tjera mund të përdorni sapunin, ku do të mund të kurseni në energji, para, kohë…

Preparat natyral kundër insekteve në lule

Nëse ju bezdisin insektet e vogla që mblidhen rreth gjetheve apo luleve, apo nëse këto i dëmtojnë bimët, përdorimi i sapunit mund të jetë mënyra ideale për ti hequr qafe. Thjeshtë, imtësoni në rende një gjysmë sapuni dhe vendoseni në një shishe me ujë. Këtë masë të fituar hidheni në një shishe plastike formë spreji dhe spërkatni lulet tuaja.

Ilaç kundër pickimit nga insektet

Insektet nuk parapëlqejnë sapunin. Veçanërisht, këtë produkt të cilin e kemi përdorur vetëm për larje, mund të jetë efektiv edhe si ilaç kundër kafshimit nga insektet. Nëse ju ka pickuar ndonjë mushkonjë dhe vendi ju kruhet vazhdimisht, vetëm fërkojeni rreth vendit të lënduar pak sapun të lagur. Do të ndjeni lehtësim mënjëherë.

Freskues i sirtarit

Zgjedhni aromën e preferuar të sapunit tuaj dhe futeni në sirtar, ku i mbani të brendshmet dhe çorapet. Kjo ofron aromë të këndshme saherë që hapni sirtarin për të marrë diçka

Largues i njollave

Keni ndonjë njollë që nuk hiqet dot? Provoni këtë truk me anë të sapunit. Pastroni njollat mirë me sapun dhe lëreni që të thahet deri sat a lani përsëri.

Freskues i këpucëve

Nëse keni probleme me aromën e këpucëve, të cilët më shpesh paraqesin problem gjatë verës, kur këmbët djersiten më shumë, atëherë sigurisht tentoni të blini produkte të shtrenjta apo spreje për rifreskimin e këpucëve. Lajm i mirë është se në vend të këtyre produkteve të shtrenjta, mund të përdorni sapun të zakonshëm. Në secilën këpucë vendosni nga një sapun dhe lëreni të veprojë gjatë tërë natës, ndërsa në mëngjes këpucët do të mbajnë aromë sikur të jenë të reja.

Si jastëkë për gjilpërat

Ky është një truk veçanërisht i mirë për femrat që duan të qepin por kanë tendencë që gjithmonë të humbin gjilpërat e tyre. Në fakt, nga sapuni më i lirë mund të krijoni jastëk të bukur për gjilpërat. Sapunin e thatë mbështilleni me ndonjë copë lecke, mbështilleni me një shirit të bukur dhe ja ku doli jastëku për ngulitjen e gjilpërave. Kur nuk i përdorni gjilpërat, i riktheni sërish duke i ngulur në sapun, shkruan femra.net

Lubrifikues për zinxhirin e pantallonave

Herën tjetër që ju ka ndodhur të keni zinxhirë të mbërthyer, mos harroni se ka një zgjidhje dhe ajo ndodhet thjeshtë në lavamanin tuaj. Vetëm pastroni me pak sapun pjesën e pasme të dhëmbëve dhe do të shihni se do të mund të mbërtheni sërish pantallonat për një cast.

Pastrues i thonjve

Para se të dilni për të pastruar kopshtin, ngulitni thonjtë në sapun të thatë. Lërini që të depërtojë sapuni në brendësi të thonjve, kështu do të pengojë hyrjen e baltës dhe papastërtive. Sapuni është shumë më i lehë për tu hequr dhe larë, se sa krijimi i baltës dhe tharja në thonj.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark