×
  • Lajme
  • Lajme

    27 ankesa – Këshilli i Etikës rekomandon suspendimin e Profesorit, çështjen ia lë në dorë Rektorit

    Insajderi
    23 April 2024 - 13:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli i Etikës ka marrë vendim në mbledhjen e sotme që ta rekomandojë suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi, i akuzuar për ngacmime seksuale brenda Universitetit të Prishtinës.

    Gazeta Insajderi merr vesh se gjithashtu është marrë vendim nga ana e Këshillit të Etikës që kjo çështje t’i mbetet në dorë të vendos rektorit, Qerim Qerimi.

    Skandali i profesorit Xhevat Krasniqi është i madh.

    27 denoncime janë ndaj tij për ngacmim seksual si profesor i Universitetit të Prishtinës.

    Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit Mjekësia ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës.

    Ai vazhdon të ligjërojë në Fakultetin e Edukimit. Ligjërimi i tij u pengua sot nga studentët të cilët në shenjë revolte e ndërprenë ligjëratën përmes fishkëllimave.

    Për këtë skandal të 27 denoncimeve nga studentet ndaj Xhevat Krasniqit, Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi.

    Aty janë sjellur dëshmi dhe rrëfime nga ana e studenteve dhe mënyrën se si Krasniqi i ngacmonte seksualisht dhe sillej me gjuhë të rënde dhe veprime banale.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark