×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    27 denoncime për ngacmim seksual, profesori Xhevat Krasniqi sot del në seancë dëgjimore para Këshillit të Etikës

    Insajderi
    22 April 2024 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këshilli i Etikës do të mbajë mbledhjen, ku pritet të jetë në seancë dëgjimore profesori Xhevat Krasniqi, i denoncuar nga 27 studente për ngacmim seksual.

    Gazeta Insajderi merr vesh se seanca dëgjimore do të fillojë nga ora 11:00.

    Insajderi më herët raportoi se për Krasniqin, Këshilli i Etikës rekomandoi tek rektori i UP’së suspendimin e Krasniqit.

    Seanca dëgjimore pritet të jetë e hapur.

    Skandali i profesorit Xhevat Krasniqi është i madh.

    27 denoncime janë ndaj tij për ngacmim seksual si profesor i Universitetit të Prishtinës.

    Xhevat Krasniqi, profesor i rregullt pranë Fakultetin e Edukimit, është denoncuar nga 27 studente të Fakultetit të Mjekësisë për ngacmim seksual, në Këshill të Etikës, ndërsa menjëherë pas denoncimit Mjekësia ka ndërprerë bashkëpunimin me Krasniqin, por jo edhe Universiteti i Prishtinës.

    Ai vazhdon të ligjërojë në Fakultetin e Edukimit. Ligjërimi i tij u pengua sot nga studentët të cilët në shenjë revolte e ndërprenë ligjëratën përmes fishkëllimave.

    Për këtë skandal të 27 denoncimeve nga studentet ndaj Xhevat Krasniqit, Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi.

    Aty janë sjellur dëshmi dhe rrëfime nga ana e studenteve dhe mënyrën se si Krasniqi i ngacmonte seksualisht dhe sillej me gjuhë të rënde dhe veprime banale.

    Për kronologjinë e këtij skandali mund t’i lexoni tekstet e publikuara nga Gazeta Insajderi:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark