×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    3 humbje rresht në Premier League, e pranon Arteta: Lojtarët nuk po dinë si të reagojnë në fushë

    Insajderi
    17 April 2022 - 11:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arsenali është mposhtur në 3 ndeshjet e fundit në Premier League, ndërsa ka 4 humbje në 5 javët e fundit, rezultate këto që e kanë larguar ndjeshëm nga zona Champions në kampionat, teksa tashmë rrezikon edhe vendin e 6-të që të dërgon në Conference League.

    Arsenali mori edhe humbjen e tretë radhazi, duke u mposhtur në udhëtim te Southamptoni me rezultat 1-0. Mikel Arteta ka folur pas ndeshjes, duke pranuar se ekipi ka rënie dhe nuk po dinë si të reagojnë.

    “Lojtarët janë me të vërtetë të dëshpëruar dhe janë në rënie sepse nuk mund të gjejnë përgjigjen e duhur – përveç asaj që ne mund të bëjmë më mirë rreth zonës. Dhe ky është zhgënjimi. Kur dikush është më mirë, i shtrëngon duart dhe duhet të jesh kritik me veten.

    Por, përveç 25 minutave kundër Crystal Palace dhe disa periudhave kundër Brighton në pjesën e parë, është shumë e vështirë të shpjegohet dhe pranohet”, përfundoi trajneri i Topçinjve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark