×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “3 x 3 Prishtina” / Skuadra nga Antwerpi fituese e turneut

    Insajderi
    18 July 2022 - 11:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ka përfunduar gara e FIBA 3×3 Prishtina Challenger, që u zhvillua gjatë fundjavës në kryeqytetin e Kosovës. Dy ditë me spektakël të streetbollit dhe muzikës, Prishtina ishte në qendër të vëmendjes me një turne madhor dhe spektakolar.

    Kjo garë u organizua nga 3×3 Prishtina, në mbështetje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), Komuna e Prishtinës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), përcjell Insajderi.

    14 skuadra morën pjesë, fillimisht në grupe, më pas në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finalja, që ishte shumë dramatike mes Antwerp të Belgjikës dhe Friburg të Zvicrës, ku belgët triumfuan pas vazhdimeve 18:17.

    Antwerp, Friburgu dhe Amsterdami u kualifikuan për Masters në Debrecen më 27-28 gusht 2022.

    Renditja

    1. Antwerp (BEL)
    2. Friburg (ZVI)
    3. Amsterdam (HOL)
    4. Vienna (AUT)
    5. Dusseldorf LFDY (GJER)

    Top shënuesit:

    1. Thibaut Vervoort (Antwerp, BEL) 46 pikë
    2. Jonathan Dubas (Fribourg, ZVI) 40
    3. Jonathan Kazadi (Friburg, ZVI) 31
    4. Nick Celis (Antwerp, BEL) 27
    5. Matthias Linortner (Vienna, AUT) 27.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark