×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    30 ditë paraburgim ndaj dy personave, iu ndihmuan shkelësve të ligjit

    Insajderi
    31 March 2024 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar nga 30 ditë paraburgim të pandehurve A.K, D.H, për ndihmë që iu kishin dhënë disa shkelësve të ligjit.

    “Gjykata ka vendosur masën e paraburgimit kundër të pandehurit A.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale, Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse’ dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e GJTP.

    Edhe i pandehuri D.H akuzohet me të njëjtën vepër penale: “Importi, eksporti, furnizmi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe veprën penale; Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Gjyqtari i procedurës paraprake thuhet se ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K dhe D.H.  “Paraburgimi është caktuar  në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe A.K dhe D.H 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark