Insajderi
Lajme

30 ditë paraburgim për policin që vrau 35- vjeçarin nga Strellci

Insajderi
19 April 2016 - 19:40
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndër arsyet e përmendura nga Gjykata rreth kësaj mase janë mundësia e ikjes e të pandehurit dhe mundësia që ai të ndikojë te dëshmitarët e rastit.

Kërkesën për paraburgim ndaj zyrtarit policor e ka bërë prokurori i rastit, Haxhi Sinani, nën dyshimin se ai ka kryer veprën penale të vrasjes, raporton Kallxo.com.

Në arsyetimin e kërkesës, prokurori ka nënvizuar se polici duhet të qëndrojë në paraburgim edhe për shkaqe të sigurisë pasi që marrëdhëniet në mes dy familjeve janë acaruar dhe policia është duke ruajtur shtëpinë e policit.

Prokurori Sinani ka njoftuar se rreth rastit të vrasjes do të intervistohen 4 dëshmitarë, të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes, njofton Lajmi.net.

Në seancën paraprake, i akuzuari Shefqet Kamberaj e ka  dhënë versionin e tij rreth ngjarjes.

“Nuk kam pasë të bëj me një qytetar të thjeshtë dhe të ndershëm, por me një të dyshuar, i cili ka qenë 10 vjet i dënuar dhe ka shumë raste në policinë e Deçanit për vepra të ndryshme penale”, ka thënë polici i akuzuar për vrasje.

Zyrtari policor Shefqet Kamberaj akuzohet se rreth orës 2:00 të së hënës ka qëlluar me armë Ilmi Lufajn, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

Ngjarja ka ndodhur në Deçan, afër Stacionit Policor.

Ilmi Lufaj është varrosur sot në varrezat e fshatit Strellc i Ulët. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark