×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    30 qenë endacak të adoptuar, Rama: Adoptimi i qeneve po vazhdon me sukses

    Insajderi
    02 September 2023 - 12:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar se adoptimi i qeneve endacakë po vazhdon me sukses.

    Ai ka bërë me dije se brenda më pak se një javë janë adoptuar 30 qenë.

    “Po vazhdon me sukses adoptimi i qenve endacakë. Në më pak se një javë janë adoptuar 30 qenë endacak, ndërkohë që janë lajmëruar shumë qytetarë të cilët duan të adoptojnë këto kafshë. Ekipet tashmë janë duke i shqyrtuar kërkesat dhe në kohë të shkurtër do ju kthejnë përgjigjje”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

    Ai ka theksuar se synimet e komunës janë që secili qen në kryeqytet të ketë një pronar.

    “Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit. Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim. Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashur ndaj tyre. Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, ka shkruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark