×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon projekti për koncesionimin e Brezovicës

    Insajderi
    17 June 2016 - 17:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në komunikatë për media të këtij komiteti, thuhet se si rrjedhojë e pamundësisë së Partnerit Privat për të siguruar mjetet financiare në përputhje me termat dhe kushtet e Marrëveshjes, Komiteti Drejtues Ndërministror në përputhje me kontratën “ka marrë vendim për të shkëputur Marrëveshjen dhe për ekzekutimin e sigurimit të tenderit të Partnerit Privat prej rreth 500 mijë eurosh”.

    Edhe pse procesi i tanishëm i prokurimit është duke u përfunduar, thuhet në komunikatë, Qeveria e Republikës së Kosovës rithekson angazhimin e saj të palëkundur për zbatimin e Projektit për Zhvillimin e Qendrës Turistike të Brezovicës, në muajt e ardhshëm, përmes një procesi që do të zhvillohet me procedura tjera”.

    “Projekti mbetet një projekt me rëndësi strategjike për Kosovën dhe komunitetin lokal dhe Qeveria është e bindur se një qendër turistike e klasit botëror do të zhvillohet nga investitorë, zhvillues dhe operues të njohur ndërkombëtarë në një të ardhme të afërt”, thuhet në komunikatë, njofton REL.

    Në muajin dhjetor të vitit 2014 konsorciumi francez MDP Consulting –Compagnie des Alpes ishte shpallur fitues, me një çmim prej 409 milionë euro.

    Ky konsorcium kishte planifikuar investime në kompleksin turistik Brezovica, prej 165 milionë euro në tri vitet e para, si dhe ishte premtuar se do të krijojë 4000 vende të reja pune. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark